Sunday, December 16, 2007


Këngëtari Liridon Kryeziu DONI ka filluar një projekt të ri po ashtu ka arritur me sukses të përfundoj këtë projekt dhe se shpejti pritet të dal në shitje. Albumi ka gjithësej 8 këngë dhe ka përfunduar me sukses videoklipin e këtij albumi. Tash e tutje në tërë Kosovën albumi " KU JE MOJ " do jetë në shitje.

Altuna Sejdiu

Biografia
Emri: Altuna Sejdiu, 20 vjeç,5 vjet në skenë, 2 albume në treg, 15 çmime të fituara.
Gjithmonë ndryshe në skenë. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajze të fortë. Altuna Sejdiu, 20 vjeçarja nga Shkupi, që njihet në Shqipëri njësoj si në Maqedoni e Kosovë me emrin Tuna, ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne.
Është duke përgatitur albumin e saj të tretë. E bindur se zotëron një zë të pazëvendësueshëm, Tuna ka arritur të bindë edhe ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë... Asnjëherë nuk mungojnë adhuruesit, që mendojnë se nuk bëhet fjalë për një bukuroshe që këndon, por për zërin e ritmit R&B, me fytyrë të bukur. Ka nisur të këndojë që fëmijë në koncerte dhe kore shkollore. Pesë vjet më parë guxoi të dalë në skenë si konkurente dhe goditi vërtet në shenjë.Mori pjesë në Festivalin “Nota Fest” në Shkup, dhe fitoi çmimin e debutueses me një këngë, që jo rastësisht titullohej “Guximi”.
Tashmë çmimet që radhit janë të shumta. Por dhe titujt e këngëvë kanë një tjetër kuptim. Ka debutuar në Festivalin “Top Fest” me Jonida Maliqin, një këngë mjaft e pëlqyer me titull “Forca e femrës”. Pavarësisht impenjimeve të shumta me koncertet, që organizon kudo ku ka shqiptarë, Tuna ndjek studimet jo për muzikë por për Shkenca Komunikimi në “ New York University ” në Shkup (Maqedoni). Ekstravagante në skenë? Po . Padyshim- thotë Tuna. Skena kërkon ekstravagancë. Veshja e përditshme nuk ndryshon shumë nga pasioni që ajo ka për veshjet sportive. “I dua veshjet, që më bëjmë të ndihem rehat dhe që nuk më shkaktojnë siklet si në jetën e përditshme, pse jo dhe në skenë”, thotë Tuna.
Manikina me emrin Tuna
Gjatësia:1.70 Pesha :60
Ngjyra e syve: e gjelbërt
Ngjyra origjinale e flokëve: bjonde

Soni ne Eurovizion per Shqiperine?

Soni Malaj

Duke qene se pak jave na ndajne nga finalja e “Festivalit te Kenges ne RTVSH” po mendoja se kush mund te jete pretendentja me e mire per te prezantuar kete vit Shqiperine ne “Festivalin Europian te Kenges”. Pavarsisht se lista imagjinare eshte e gjate,e ajo reale shume e shkurter,sipas UNA ,Shqiperine kete vit duhet ta prezantoj ne kete festival Soni.Perse? Ok! Ajo ka te pergatitur fushaten publicitare per kete festival.Ne e dime shume mire nga eksperienca disavjecare,se RTVSH kur vjen puna per reklamimin e kenges ne vendet konkuruese eshte nje zero e madhe.Duke pasur parasysh se vjet kengetarja fituese e Eurovizion u akuzua se kenga qe kendoi kishte fragmente nga “Lutja” e Sonit,gjeja e pare qe do flitet ne gazeta e forume per perfaqsuesen shqiptare do jete pikerisht ky fakt.Nese nuk me besoni shikoni klikimet e videove te Sonit ne YouTube. Sigurisht ajo duhet te kete edhe nje kenge cool per te arritur suksesin,por sinqerisht,nuk ka kengetare tjeter qe e ka “terrenin” kaq te gatshem sa Soni.Ne fund te fundit ajo eshte e talentuar,kendon shume mire drejtpersedrejtie…perse jo?Si mendoni?

Saturday, December 8, 2007

EMRAT E VERTETË TË YJEVE

Carmren Elektra alias Tara Patrik
Për të u duk më të përsosur në cdo aspekt, shumica e yjeve të filmit dhe muzikës botërore, jo që kan bërë intervenime të ndryshme kirurgjike, por ato bëjnë "intervenime" edhe në nryshimin e emrave ose mbiemrave të tyre.Shkaku më i shpesht i hekjes dorë nga emri ose mbiemri është se, pasi se ata janë të njohur në mbar Globin, ndodh që në gjuhë të ndryshme të Botës emra të caktuar të tingëllojnë edhe qesharak.Ja disa emra të nryshuar, "pronarët" e të cilëve do të na mbeteshin në kujtesë edhe sikur ata të mos kishin ndryshuar ato.