Sunday, December 16, 2007

Soni ne Eurovizion per Shqiperine?

Soni Malaj

Duke qene se pak jave na ndajne nga finalja e “Festivalit te Kenges ne RTVSH” po mendoja se kush mund te jete pretendentja me e mire per te prezantuar kete vit Shqiperine ne “Festivalin Europian te Kenges”. Pavarsisht se lista imagjinare eshte e gjate,e ajo reale shume e shkurter,sipas UNA ,Shqiperine kete vit duhet ta prezantoj ne kete festival Soni.Perse? Ok! Ajo ka te pergatitur fushaten publicitare per kete festival.Ne e dime shume mire nga eksperienca disavjecare,se RTVSH kur vjen puna per reklamimin e kenges ne vendet konkuruese eshte nje zero e madhe.Duke pasur parasysh se vjet kengetarja fituese e Eurovizion u akuzua se kenga qe kendoi kishte fragmente nga “Lutja” e Sonit,gjeja e pare qe do flitet ne gazeta e forume per perfaqsuesen shqiptare do jete pikerisht ky fakt.Nese nuk me besoni shikoni klikimet e videove te Sonit ne YouTube. Sigurisht ajo duhet te kete edhe nje kenge cool per te arritur suksesin,por sinqerisht,nuk ka kengetare tjeter qe e ka “terrenin” kaq te gatshem sa Soni.Ne fund te fundit ajo eshte e talentuar,kendon shume mire drejtpersedrejtie…perse jo?Si mendoni?

No comments: