Sunday, December 16, 2007

Altuna Sejdiu

Biografia
Emri: Altuna Sejdiu, 20 vjeç,5 vjet në skenë, 2 albume në treg, 15 çmime të fituara.
Gjithmonë ndryshe në skenë. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajze të fortë. Altuna Sejdiu, 20 vjeçarja nga Shkupi, që njihet në Shqipëri njësoj si në Maqedoni e Kosovë me emrin Tuna, ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne.
Është duke përgatitur albumin e saj të tretë. E bindur se zotëron një zë të pazëvendësueshëm, Tuna ka arritur të bindë edhe ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë... Asnjëherë nuk mungojnë adhuruesit, që mendojnë se nuk bëhet fjalë për një bukuroshe që këndon, por për zërin e ritmit R&B, me fytyrë të bukur. Ka nisur të këndojë që fëmijë në koncerte dhe kore shkollore. Pesë vjet më parë guxoi të dalë në skenë si konkurente dhe goditi vërtet në shenjë.Mori pjesë në Festivalin “Nota Fest” në Shkup, dhe fitoi çmimin e debutueses me një këngë, që jo rastësisht titullohej “Guximi”.
Tashmë çmimet që radhit janë të shumta. Por dhe titujt e këngëvë kanë një tjetër kuptim. Ka debutuar në Festivalin “Top Fest” me Jonida Maliqin, një këngë mjaft e pëlqyer me titull “Forca e femrës”. Pavarësisht impenjimeve të shumta me koncertet, që organizon kudo ku ka shqiptarë, Tuna ndjek studimet jo për muzikë por për Shkenca Komunikimi në “ New York University ” në Shkup (Maqedoni). Ekstravagante në skenë? Po . Padyshim- thotë Tuna. Skena kërkon ekstravagancë. Veshja e përditshme nuk ndryshon shumë nga pasioni që ajo ka për veshjet sportive. “I dua veshjet, që më bëjmë të ndihem rehat dhe që nuk më shkaktojnë siklet si në jetën e përditshme, pse jo dhe në skenë”, thotë Tuna.
Manikina me emrin Tuna
Gjatësia:1.70 Pesha :60
Ngjyra e syve: e gjelbërt
Ngjyra origjinale e flokëve: bjonde

No comments: